BallinaAktualitet"Dizinformoi për inceneratorin e Tiranës", Isa Sakja-Veliajt: Merru me fiqtë, po mos...

“Dizinformoi për inceneratorin e Tiranës”, Isa Sakja-Veliajt: Merru me fiqtë, po mos e kruaj me gjethe fiku lale!

Nga Isa Sakja

Sqarim per opinionin publik ne lidhje me nje dizinformim te Erion Velise.
Sot Erion Veliaj ka permendur emrin tim ne nje perpjekje te pashprese per te justifikuar abuzimet korruptive me inceneratorin e Tiranes.
Duket, plehrat qe nuk po i djeg dot incineratori hipotetik i Tiranes, po i shperndan gropa septike qe ka ne vend te gojes.
Gropa propagandistiko-septike Veliaj nuk mund te me beje pis mua, pasi akti i pare, sapo hyra ne zyren e Kryetarit te Bashkise Kavaje, ishte urdheri per mbylljen e gropes se mbetjeve ne Çorum qe ishte bere vater infeksioni e helmimi e ajrit te gjithe zones se fshatrave perreth dhe faqe e zeze ne guiden turistike te Kavajes, si edhe kallezova ne Prokurori shkaktaret.
Kjo, per te kuptuar sesa paresore e pata une dhe stafi im, ceshtjen mjedisore si nje ceshtje me impakt te drejtperdrejte ne shendetin e qytetareve te Kavajes.
Po!
Une kam firmosur nje marreveshje tripaleshe te inicuar e propozuar nga Ministria e Mjedisit per te depozituar mbetjet e Kavajes dhe e financuar 80% nga kjo Ministri ne Landfillin e Tiranes qe do te thote Ministria do te paguante 80% nga 29 euroshi qe eshte nxjerre ne nje kontekst sipas oreksit te pangopur ne njoftimet e Erion Veliaj per mediat.
Po!
Sepse perpiqeshim si staf te gjenim te gjitha rruget per te mireadministruar e mos keqperdorur parate e qytetareve te Kavajes.
Jo!
Persa kohe une kam qene ne krye te Bashkise Kavaje, kjo marreveshje nuk u zbatua.
Bashkia Kavaje nuk ka hedhur asnje kg mbetje ne Tirane, pasi landfilli gjate asaj kohe nuk u ndertua.
Mbetjet e Kavajes u depozituan ne Durres.
Po!
Jemi per bashkepunim institucional me cdo partner institucional !
Jo!
Nuk kemi paguar asnje qindarke nga buxheti i bashkise Kavaje per kete incenerator!
Po!
Jemi kunder cdo abuzimi korruptiv me inceneratorin e Tiranes, por jo kunder sistemimit te mbetjeve me parametrat e duhur ne mbrojtje te mjedisit, ne respektim te planeve studimore te eksperteve, ligjeve ne fuqi!
Edhe nje sqarim te vogel, meqe ke demostruar dashuri per folkun e Shqiperise se Mesme:
Merru me fiqte, po mos e kruaj me gjethe fiku lale!!!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular