Kryetari i Sindikatës së Naftëtarëve të Ballshit, Sokol Dautaj ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka lajmëruar se ndodhet në një gjendje të rënduar shëndetësore.
Sokol Dautaj ka qëndruar për 18 ditë në grevën e urisë së naftëtarëve të Ballshit, por deri më tani nuk raportohet për naftëtarë të tjerë të infektuar, me të cilët ai mund të ketë pasur kontakt.
“Te nderuar kolege, sot u be dita e gjashte qe une nuk gjendem mes jush, por cdo moment te dites dhe nates, une jam aty me ju.Sot mora dhe testin , pozitiv. Jam shume i renduar nga ana shendetesose, eshte kura e 4 e ilaceve qe nderrova sot. Po shoh keto dite qe jane hedhur ne veprim per prishjen e greves, disa krimba qe dhe toka nuk i do. Greva eshte e grave, ju nese doni ju qendroni prane, vendimin se kur du dalin e marin vetem ato. Une dhe neser te me vije vdekja do jem mes jush.sic kemi nje vite qe luftojme bashke. Veprimi i radhes nese sgjejme zgjidhje, do cudise boten, dhe ne e mbajme fjalen.gjendjuni prane grave Heroina”, shkruan Dautaj në rrjetet sociale.