Dy automjete janë përplasur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.
Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Si pasojë e këtij aksidenti është krijuar trafik dhe kaos në autostradë.