Procesi për Byronë Kombëtare të Hetimit, e njohur ndryshe si “FBI-ja shqiptare” ka përfunduar në Gjykatën Administrative.
Disa aplikantë të skualifikuar nga gara, kanë bërë një padi për procesin dhe kërkojnë pezullimin e tij.
Ata kanë njoftuar edhe SHBA-BE, ndërsa shprehen se “jemi eliminuar padrejtësisht”.
Ata kërkojnë që të mos ndërmerret asnjë vendim, derisa të shprehet gjykata. Gazeta SHQIP ka siguruar edhe padinë.