Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në lagjen Shkozë në Tiranë, ku u raportua e vdekur shtetasja 33 vjeçare, Marsida Hysa.
Fillimisht familjarët raportuan se e reja humbi jetën si pasojë e një ataku kardiak.
Por pas dyshimeve policia ka nisur hetimet dhe nga kqyrja e trupit ka zbuluar se 33-vjeçarja me në gjendje të rënduar psikologjike ishte vetëvrarë me armë zjarri.
Pas ngjarjes mësohet se familja fshehu armën, por pasi ngjarja u zbulua, policia gjeti dhe sekuestroi armën.
Policia ndërkohë ka vënë në hetim të lirë katër familjarë për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, pasi prishën vendin e ngjarjes dhe fshehën armën.
Të shoqëruar në polici janë nëna dhe daja e saj.