DASHI
Hëna në shenjë nuk favorizon humorin tuaj, dhe Marsi do ju bëjë shumë
nervozë me gjithçka. Duhet të sforcoheni për të ruajtur ekuilibrin
tuaj të zakonshëm.
DEMI
Edhe pse gjithçka nuk do të shkojë lirshëm që me goditjen e parë, do
të dini t’ia dilni mbanë aty ku dëshironi. Nëse dëshironi të bëni për
vete dikë që ju intereson mund të ndryshoni pamjen tuaj.
BINJAKET
Dikush do të mundohet t’ju imponojë idetë e tija duke shkaktuar tek ju
një gjendje nervozizmi dhe plot urrejtje. Mos i kushtoni shumë
vëmendje sepse mund t’ju shkaktojë probleme në familje.
GAFORRJA
Evitoni zënkat dhe mërzitjet e kota. Mund të bëheni me të vërtetë
tërheqës nëse me të vërtet do të arsyetoni, mbi gjithçka që ju ndodh.
LUANI
Do të jeni të bindur se keni të drejtë duke rrezikuar kështu të
krijoni debate me të gjithë ata që do ju kundërshtojnë. Mos ndiqni
impulsin e parë sepse do ju çojë të nxeheni me partnerin.
VIRGJËRESHA
Dëshironi të vendosni të buzëqeshni? Jo vetëm do të rrisë simpatitë
për të cilat keni nevojë, por do t’ju bëjë të ndiheni mirë. Jeni të
paparashikueshëm ndaj kritikave.
PESHORJA
Një sugjerim edhe pse vjen nga një person antipatik do të evitojë
humbjen e kohës. Gëzim për të jetuar tek çiftet stabël, e të reja të
rëndësishme për lidhjet e sapofilluara.
AKREPI
Suksesi është në pëllëmbën e dorës, por veproni shpejt sepse rrezikon
t’ju shpëtojë. Sqaroni pozicionin tuaj sepse për të filluar të
ndërtoni një raport, është e nevojshme të jeni të sinqertë e të
disponueshëm në maksimum.
SHIGJETARI
Shpirti juaj i polemikës rrezikon t’ju fusë në telashe. Një batutë apo
një diskutim mund të lëndojë dikë që deri më tani ka qëndruar në anën
tuaj.
BRICJAPI
Përpara se të merrni impenjime përfundimtare do të ishte mirë të
saktësoni se ky raport ju intereson me të vërtetë. Rrezikoni të
vendosni për diçka vetëm sepse nuk mund të refuzoni dot.
UJORI
Vlerësoni raportin me familjarët, që ju mbështesin dhe ju përkëdhelin
si asnjëherë. Mos u nxitoni të bëni lëvizje të gabuara për të cilat do
të pendoheni më vonë.
PESHQIT
Qëndroni mes të tjerëve për të larguar prej vetes trishtimin dhe
melankolinë. Dikë që nuk e shikonit prej kohësh e që do të shfaqet
papritur do të rindezë brenda jush një pasion të fshehur.