BallinaEkonomiRisitë teknologjike në sektorin e Mikrofinancës, rasti FED invest

Risitë teknologjike në sektorin e Mikrofinancës, rasti FED invest

spot_img

…ofrimi i shërbimeve financiare në platforma digjitale për të gjithe

Nisur nga nevoja e madhe e popullsisё nё zonat rurale pёr shёrbime financiare, pёrfshirё shёrbimin e pagesave, krahas nevojёs pёr hua dhe depozita, FED invest ka ndёrmarrё njё sёrё nismash nё vitet e fundit pёr tё modernizuar infrastrukturёn e sistemeve dhe teknologjisё sё FEDinvest me qёllim ofrimin e shёrbimeve të reja financiare dhe jo-financiare.

FED invest krahas implementimit të një sistemi të ri TIK u liҫecua dhe nga Banka e Shqipёrisë pёr tё ofruar shёrbimin e pagesave si ato utilitare dhe ndërjmet anëtarëve. Kjo është një risi në sektorin e mikrofinancës, sepse shumë pak institucione e ofrojnë. Me zhvillimin e teknologjive digjitale, shёrbimet dhe produktet e pagesave nё gjithë botën janё rritur, krahas rritjes sё inovacioneve pёr shёrbime tё shpejta, tё sigurta dhe me sa mё pak kosto.

Pёrjashtim kёtu nuk bёn as Shqipёria, qё ka njohur rritje gjatё viteve tё fundit, e sidomos gjatё vitit 2020, nё kushtet e pandemisё. Eshtë rritur numri dhe përdorimi i kartave tё debitit dhe numri i transaksioneve tё pagesave online.

Numri i transaksioneve on-line ёshtё rritur me hapa galopant, por duhet theksuar se një pjesë e madhe e qytetarëve nuk kanë akoma akses për të kryer pagesa online apo afër vendbanimit të tyre. Kjo lidhet jo vetëm me historinë e re tё ofrimit tё shёrbimeve bankare pёr popullsinё, por edhe me sfidat pёr formalizimin e mёtejshёm tё ekonomisё dhe edukimin e pamjaftueshёm tё individёve, pёr pёrdorimin e kanaleve digjitale.

E shënuara dihet që Banka e Shqipёrisë ka luajtur njё rol tё rёndёsishёm pёr nxitjen dhe zhvillimin e shёrbimeve tё pagesave, duke pёrmirёsuar dhe pёrshtatur kuadrin rregullativ pёr kёtё qellim, e këtu njё ndikim shumё pozitiv pritet tё ketё dhe miratimi i ligjit tё ri tё pagesave. Megjithё shtrirjen e sistemit bankar dhe penetrimin e shёrbimeve tё tyre, kryesisht nё zonat urbane nё vend, shёrbimet e pagesave pёr zonat rurale, tё ofruara nga bankat dhe institucionet e tjera financiare, janё pothuaj inekzistente. FED invest synon tё hapё rrugёn edhe pёr shёrbimin e pagesave nё zonat rurale.

Besueshmëria qëndron në faktin se realizimi i tyre do tё ndikojё jo vetёm nё formalizimin e mёtejshёm tё ekonomisё e zgjerimin e pёrfshirjes financiare tё zonave rurale, por edhe nё krijimin e mundёsive tё reja pёr ndёrhyrjen e mёtejshme tё institucioneve dhe agjencive private e publike, nё zhvillimin e bujqёsisё dhe zonave rurale.

Rreth FED invest

FED invest ёshtё kooperativa mё e madhe financiare nё Shqipёri, me rreth 73 mijë anëtarë, që shёrbehen me 60 degë nё zonat urbane dhe rurale. FED invest ka hapur rrugёn e zhvillimit tё mikrofinancёs nё Shqipёri dhe ka njё eksperiencë 28 vjeçare nё veprimtarinë e huadhёnies, depozitave dhe shёrbimeve kёshilluese për sipёrmarrësit e vegjёl dhe fermerёt. Sot ёshtё institucioni financiar me praninë mё tё madhe nё zonat rurale nё vënd.

Ky pozicionim ështё nё harmoni me misionin e tij, pёr të zgjeruar pёrfshirjen financiare të popullsisë në zonat rurale dhe peri-urbane, duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh financiare, bazuar në teknologjitë moderne bankare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular