Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit është shënuar një rekord i ri të infektuarish, pasi janë testuar pozitivë 311 persona. Fatkeqësisht betejën e virusin e kanë humbur gjashtë persona, duke e çuar numrin e viktimave në 493.
Ndërsa numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë llogaritet në 20,004. Aktualisht janë aktivë 8,618 raste.
COVID-19 – Statistika (28 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 311
Të shëruar ne 24 orë 85
Të shtruar në spitale 289
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 397
Testime totale 121,004
Raste pozitive 20,004
Raste të shëruara 10,893
Raste Aktive 8,618
Humbje jete 493