BallinaAktualitetTragjedia/Vdiq disa orë pas motrës, polici kishte humbur djalin 17-vjeçar, ia vranë...

Tragjedia/Vdiq disa orë pas motrës, polici kishte humbur djalin 17-vjeçar, ia vranë gabimisht në…

Një mësuese muzike ndërroi jetë këtë të mërkurë në spitalin Covid në Tiranë, e pak orë më vonë edhe vëllai i saj. Irena dhe Agron Bajlozi ishin të infektuar me Covid-19 dhe përkeqësimi i gjendjes shëndetësore i kishte detyruar mjekët t’i shtronin në spital, por nuk e fituan dot betejën me këtë sëmundje.

Tragjedia që pllakosi sot këtë familje vjen pas asaj të disa viteve më parë, ku Agron Bajlozi kishte humbur djalin e tij adoleshent në atë kohë.

Mësohet se Agron Bajlozi, është babai i Serdi Bajlozi, i cili ishte vetëm 17 vjeç kur mbeti i vrarë gabimisht në 28 korrik të vitit 2013, në Vlorë, ku ishte me pushime tek halla e tij.

Në këtë ngjarje, që ndodhi pas një sherri banal, mbetën të vrarë edhe dy shtetas të tjerë.

Mësohet se Agron Bajlozi punonte si efektiv i Policisë kufitare ne Qafë Thanë, ku edhe dyshohet se ishte infektuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular