BallinaAktualitetBllokimi i inxhinierit e punëtorëve, kryebashkiaku i Dibrës: Ka një shembje masive...

Bllokimi i inxhinierit e punëtorëve, kryebashkiaku i Dibrës: Ka një shembje masive në minierë

spot_img

Kryetari i bashkisë Dibër, Dionis Imeraj u shpreh se nga informacionet e para që ka në minierën e Balgjajt ka një shembje masive. “Nuk kemi informacione shumë të sakta, po presim grupet hetimore, ka një shembje masive në minierë” tha ai për Abcnews.al

Në këtë minierë inxhinieri Ismail Hoxha së bashku me dy punëtorë dyshohet se janë bllokuar brenda në galeri. Kolegët kanë gjetur rrobat dhe telefonat e inxhinierit e punëtorëve në dhomat e ndërrimit dhe dyshimet sipas policisë janë se janë bllokuar brenda në galeri.

Policia thekson se janë njoftuar grupet e avari shpëtimit në miniera për të bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e tre personave. Abcnews.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular