BallinaAktualitetQentë po zbulojnë Covid-19 më saktë se tamponët/ Mjeku: Rezultati del për...

Qentë po zbulojnë Covid-19 më saktë se tamponët/ Mjeku: Rezultati del për 10 sekonda!

spot_img
spot_img

Në mbarë botë, autoritetet po trajnojnë qentë të 3 racave për të zbuluar Covid-19. Kjo formë e detektimit të koronavirusit po përdoret tashmë në shumë vende të botës përfshirë në Rusi, Finlandë, Gjermani dhe Mbretëri të Bashkuar.

Sipas zyrtarëve, qentë mund të detektojnë koronavirusin edhe nëse në një person, prania e këtij virusi është e ulët. Zyrtarët thonë se qentë bëjnë zbulimin e viruseve më shpejt sesa laboratorët.

Qentë mund të zbulojnë përmes nuhatjes deri në 100% të të infektuarve nga COVID-19. Zbulimi është bërë nga një ekip shkencëtarësh franko-libanezë kanë kryer eksperimente me qen të stërvitur posaçërisht.

Që në korrik të këtij viti Ushtria Gjermane (Bundeswehri), në bashkëpunim me Universitetin e Mjekësisë Veterinare (TiHo) në Hanover nisën një projekt për teste me dhjetë qen. Qentë e përfshirë në eksperiment i takonin Shkollës së Qenve të ushtrisë gjermane.

Në projekt u përfshinë qen të racave pastor, spaniel dhe retriever. Qentë detektivë jo vetëm që mund të nuhasin dhe zbulojnë nisur nga përbërja molekulare e aromave përkatëse lëndë eksplozive ose droga, por edhe të nuhasin lloje të ndryshme kanceri si dhe hipogliceminë, pra rënien e sheqerit, në rastin e diabetikëve. Pikërisht tek kjo aftë si e tyre bazohej edhe projekti për Covid-19.

Në një lidhje ‘Skype’ në ‘Wake Up’, mjeku veteriner Martin Llazani theksoi se qentë janë më të sigurt se tamponët për zbulimin e koronavirusit. Ai bëri të ditur se saktësia e tyre është 94 për qind.

“Qentë kanë kohë që përdoren për zbulimin e shumë sëmundjeve. Kemi vite që kemi qen që janë të trajtuar për të dedektuar luhatjet e insulinës te diabetikët. Kemi vite që qentë përdoren për të paralajmëruar njerëzit epileptikë në momentin që atyre ju vjen një krizë.

Kanceri i gjirit mund të dallohet nga qentë shumë kohë më para mamografive dhe testeve të tjera.

Edhe testet e Covid-it janë e njëjta gjë. Ky studim për qentë ka që në fillim. Në 94 për qind të rasteve qentë kanë pikasur rastet me Covid-19.

Qeni është shumë më i shpejtë dhe jep rezultatin në vetëm 10 sekonda. Qeni ka nuhatje 10 mijë herë më shumë se njeriu”, sqaroi mjeku veteriner.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular