Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Vlorë, ku është goditur me sende të forta nga katër persona, një 56-vjeçar.
Policia e Vlorës ka arrestuar 4 shtetas. Në pranga kanë rënë shtetasi me iniciale: P. H., 58 vjeç, H. H., 43 vjeç, Q. H., 56 vjeç dhe A. H., 21 vjeç, banues në Dukat, Vlorë.
“Shtetasit e lartpërmendur në datën 28.10.2020, në Orikum, Vlorë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime, shtetasin I. H., 56 vjeç, banues në Orikum, i cili po merr mjekim në spitalin rajonal Vlorë.”, njofton policia.
Mbi të arrestuarit do rëndojë vepra penale “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.