BallinaSportVirologu italian tall keq Ronaldon: Kolegu im, të presim në ndeshjen kundër...

Virologu italian tall keq Ronaldon: Kolegu im, të presim në ndeshjen kundër okulistëve

spot_img
spot_img

Cristiano Ronaldo shpërtheu një ditë më parë në rrjetet sociale, duke postuar një foto dhe duke shkruar se ishte mirë. Portugezi i Juventusit nuk u mjaftua me kaq, pasi la edhe një koment tjetër që është komentuar më pas dhe është fshirë prej vetë futbollistit.

“PCR është një broçkull”, shkruante sulmuesi i Juventusit, i cili doli se ishte i infektuar me COVID-19 që me 13 tetor. Dy testet e tjera që ka bërë më pas e kanë nxjerrë sërish pozitiv dhe dje ai nuk mundi të luante kundër Barcelonës.

Komenti i Ronaldos nuk është pritur mirë nga Roberto Burioni, virologu italian. Përmes një postimi në “Twitter” nuk i ka kursyes notat e ironisë ndaj futbollistit të Juventusit.

“E mirëpres kolegun tim Cristiano Ronaldo në grupin e madh të virilogëve. Do të jetë shumë i dobishëm në ndeshjen tjetër kundër okulistëve”, shkruan Burioni, i cili ka postuar edhe komentin e Ronaldos, që më pas është fshirë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular