Tragjedia në minierën e Selishtës, PD: Drejtësia të hetojë dhe të zbardhë ngjarjen, institucionet të mos mbyllin sytë
Minierat si vende pune tragjike.
Humbja e jetës së 3 personave, inxhinierit Ismail Hoxha, dhe dy minatorëve Rexhep Rushiti dhe Fatos Çeseku, duhet të jetë këmbanë alarmi për institucionet që kryejnë kontrolle për sigurinë në punë. Gjej rastin të përcjell ngushëllime të sinqerta për familjarët që humbën të afërmit e tyre në thellësi të tokës.
Por është koha për ti thënë STOP vdekjeve të paralajmëruara në këto vende.
Shqiptarë të varfër vënë në rrezik jetën e tyre për të ushqyer familjet.
Kjo është e dhimbshme, asgjë tjetër më shumë nuk vlen sa jeta e njeriut.
Organet e drejtësisë duhet të kryejnë hetim te plotë për këtë ngjarje të rëndë dhe Institucionet të veprojnë e të mos mbyllin sytë.