Shpërthim tritoli në banesën e News24, Elidon Ndreka. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se një automjet është filmuar nga një kamera sigurie, nga i cili ka zbritur një person dhe ka vendosur lenden plasëse dhe më pas është larguar.
“Në pjesën e jashtme të hyrjes së banesës së shtetasit E.N, ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.