Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Divjakë-Çermë.
BalkanWeb mëson se një automjet ka përplasur një motor dhe si pasojë e përplasjes ka ndërruar drejtuesi i këtij të fundit, 27-vjeçari I.K.
Po ashtu në pranga ka rënë 46-vjeçari A.Sh, i cili drejtonte automjetin tip ”Benz”.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Divjakë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 46 vjeç, banues në Divjakë, pasi rreth orës 23:15, në aksin rrugor Divjakë-Çermë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi I. K., 27 vjeç, banues në Çermë, dhe si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë 27-vjeçari.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.