BallinaAktualitetDështim i menaxhimit të situatës së hapjes së universitete/Ina Zhupa: Kosto e...

Dështim i menaxhimit të situatës së hapjes së universitete/Ina Zhupa: Kosto e madhe për familjet dhe asnjë ndihmë nga shteti.

spot_img
spot_img

Nga Ina Zhupa

Dështim i menaxhimit të situatës së hapjes së universitete. Kosto e madhe për familjet dhe asnjë ndihmë nga shteti.

Njoftimi 3 ditë përpara i mos hapjes së universiteteve tregon edhe njëherë kaosin dhe mungesën e përgjegjësisë së kësaj qeverie.

Studentët kanë marr shtëpi me qera për të jetuar në Tiranë ose kanë paguar tarifat e konvikteve për të jetuar në Tiranë. Ndërkohë që edhe vitin e shkuar akademik paguan konviktet dhe nuk i shfrytëzuan dot dhe paratë e tyre nuk u kthyen nga shteti.

Si gjatë gjithë kësaj periudhe pandemie çdo kosto e vendimarrjeve të qeverisë ju bie qytetarëve, në këtë rast prindërve të studentëve që me sakrifica kanë harxhuar shuma të mëdha parash për të studiuar fëmijët në auditore dhe që nuk dihet a do ju shërbejnë më.

Mësimi online i vë familjet shqiptare përballë kostove të tjera, duke i bërë të paguajnë dyfish tashmë! Pagesa për internet, pagesa për një pajisje laptop ose pc që është mjet i domosdoshëm për të zhvilluar një pjesmarrje të kënaqshme në mësimin online. Po ashtu do paguajnë të plota tarifat e shkollimit në universitete.

Ndërkohë qeveria nuk ka asnjë plan mbështetje për studentët dhe familjet e tyre. Siç nuk ka asnjë plan për përballimin e pandemisë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular