Dy adoleshentë përkatësisht 17 dhe 15 vjeç, gjetën vdekjen në ishullin grek të Samos pas tërmetit shkatërrimtar. Adoleshentët u zunë nga një mure që u shemb pas lëkundjeve të forta.
Djali u nxorr i vdekur nga rrënojat, ndërsa pak më vonë gjeti vdekjen edhe vajza, pavarësisht ndihmës së parë të dhënë nga mjekët.
Në të njëjtën kohë, një aeroplan i Ministrisë së Shëndetësisë ka transportuar me urgjencë një fëmijë 14 vjeçar, me fraktura të rënda. Adoleshenti është transportuar drejt spitalit të Athinës.
Fëmija i tretë u plagos gjetkë dhe nuk kishte lidhje me tragjedinë dy fëmijëve të tjerë të vdekur.