Dy qytetarë në Izmir, me origjinë nga Kosova janë në mesin e viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë dhe Greqinë më 30 tetor.
Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Kosovës në Ankara, e cila në një status në Facebook ka konfirmuar se dy persona nga familja Doğrayan në Izmir kanë vdekur si pasojë e tërmetit.
“Mund të konfirmojmë se deri më tani nuk ka të dhëna për shtetas të Republikës së Kosovës të vdekur”, thuhet në një postim të ambasadës në llogarinë e saj në Facebook.
Autoritetet turke kanë konfirmuar se të paktën 35 persona kanë vdekur në Izmir, ndërkaq, autoritetet greke kanë thënë se dy persona kanë vdekur në ishullin grek Samos.