BallinaOP EDTë gjithë shqiptarët jashtë kufirit zyrtarë meritojnë shtetësinë e Shqipërisë!

Të gjithë shqiptarët jashtë kufirit zyrtarë meritojnë shtetësinë e Shqipërisë!

spot_img
spot_img

Nga Fjamur Vezaj

#Jam matur disa here per keto pak rreshta! Si nje vuajtes per te marr shtetesin shqiptare (plot 8 vite) pasi isha ne dileme se ndonje truthare militant do me akuzoje, sic ndodh rendomte ne Shqiperi, se mbajta anen e Presidentit! Nuk dua ti jap rendesi edhe iniciatives se kolegut per kete shkrim, por do ndalem te armata e mazhorances per te sulmuar presidencen pikerishte per dhenien e disa shtetesive! Fatmiresishte Presidenti Meta nuk ka firmosur per shtetesin time!

#Nuk do i hy fare pjeses ligjore, ama fare sepse eshte e turpshme qe shteti shqiptare kur vjen puna e dokumenteve te shtetesise te trajtoje administrativisht njesoje nje shqiptare nga Kosova me nje kinez(shites te Medreseja) apo cdo shtetas tjeter i huaj! Po ju them qe per mua te gjithe shqiptaret e Kosoves dhe jo vetem duhet te pajisen me shtetesi te Shqiperise sepse jane SHQIPTARE!

#Nga ana tjeter pse duhet te gjejne lloj-lloje arsye shqiptaret e Kosoves qe presidenti ti jap shtetesine!? Po pse nuk flet njeri qofte edhe media se sa banore te zones se Kukesit dhe jo vetem tashme jane bere Bullgare e cdo dite aplikojne per shtetesi bullgare (edhe persona me precendet penal)! Si nuk flet njeri qe brenda territorit shqiptare ka zyra qe pajisin me dokumente bullgare, serbe e greke shtetasit shqiptare ne kundershtim te cdo ligji!!? Si nuk qenka problem fakti qe shqiptaret po behen bullgar dhe jo vetem, e qenka problem se disa shqiptare te Kosoves paskan marr shtetesi shqiptare qofte edhe me probleme me ligjin! Po nuk gjeni ndonje shkelje tjeter ligjore te Presidentit ta sulmoni politikishte por vetem me kete te shtetesive! Po mazhornca ka aq shume shkelje ne qeverisjen e saj sa i kane shkaktuar shtetit e taksapaguesve miliona euro dhe qenka shqetesim pse disa shtetas nga Kosova kane marr shtetesine pa i sjell asnje dem financiar shtetit shqiptare!!!

#Sic duket per mazhorancen me mire shqiptaret e Kosoves te marrin pasaporta Serbe se sa ate shqiptare! Shikoni Bullgarin e Serbin e vende tjera cfare procedura te lehtesuara kane bere qe shtetas shqiptare te marrin shtetesin e tyre dhe Shqiperia akoma diskuton pse e moren shtetesin disa shtetas nga Kosova! A nuk mund ta lini ne heshtje kete! Po pse ky eshte problem i sigurise kombetare!? A nuk eshte problem i sigurise kombetare qe qindra mos te them mijera banore te zones se Kukesit tashme jane bere bullgare! Apo nje pjese dermuese e te rinjeve shqiptare nga Kosova kane marr pasaportat serbe dhe jo vetem! E pse, vetem qe te levizin nga Shqiperia e Kosova per te punuar e iku jashte ne perendim sepse politika, kjo politike, nuk i ka lene hapesire tjeter duke ia nxire jeten!

#Kush ka frike nga pajisja me shtetesi shqiptare te shtetasve po shqiptare nga Kosova dhe jo vetem! Une mendoje se vetem Serbia dhe kulisat e saj qe vazhdojne e ngrejne zerin brenda dhe jashte Shqiperise me te gjithe metodat per te ndaluar nje gje te tille me arsyetimin e Shqiperise se Madhe! E ndersa politikanet e Shqiperise ne vecanti mazhoranca na quan skandal dhenien e disa shtetesive nga Presidenti per shtetasit nga Kosova dhe nga ana tjeter dalin e flasin per patriotizem apo edhe bejne shqiponjen ne ndonje takim te dy qeverive! Po nuk keni faj ju dhe ne nuk duhet te çuditemi se jeni te njejtet JU qe i keni vendos shqiptareve te Kosoves dhe tjereve dy pika te kalimit kufitare, nje ne Morine e nje ne Kalimashe!

#

P.S. Gjyshja ime, i paste drite shpirti, ishte nga Surroi i Kukesit, a i takon shtetesia babait tim me ligjin e ri apo edhe ai duhet te pres ne radhe me nje lum dokumentesh njesoje si kinezet e medresese!?

#JepniShtetesineShqiotareveSeDoJuJapinVoten#

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular