Turqia vijon të jetë në panik për shkak tërmetit tronditës të mesditës së të premtes me magnitudë rreth 7 të shkallës rihter. Mediat turke raportojnë këtë mëngjes se ka shkuar në 49 numri i viktimave nga tërmeti që tronditi qytetin e Izmirit.
Ndërkohë që deri më tani janë konfirmuar dy viktima edhe në ishullin grek, Samos, ku mësohet se kanë humbur jetën dy të rinj 15 dhe 17 vjeç. Nga raportimet e fundit, bëhet e ditur se numri i të plagosurve ka shkuar në 896.
Autoritetet zyrtare turke njoftojnë se tërmeti i fortë është shoqëruar me qindra pasgoditje. Po ashtu mësohet se presidenti Erdogan ka inspektuar nga afër zonën e goditur nga tërmeti i fuqishëm.
Tërmeti në Detin Egje, me qendrën e tij pranë rrethit Seferihisar, u ndje shumë në Izmir, ku shkaktoi panik të madh tek qytetarët. Shumë shtëpi dhe pallate u shembën, ndërsa ende vijojnë kërkimet nën rrënoja me shpresë për të gjetur njerëz të gjallë.
… [Trackback]
[…] Find More on on that Topic: startnews.news/2020/11/01/thellohet-bilanci-shkon-ne-49-numri-i-viktimave-nga-termeti-ne-turqi-896-te-plagosur-vijojne-kerkimet-nen-rrenoja/ […]
… [Trackback]
[…] There you will find 57381 additional Info to that Topic: startnews.news/2020/11/01/thellohet-bilanci-shkon-ne-49-numri-i-viktimave-nga-termeti-ne-turqi-896-te-plagosur-vijojne-kerkimet-nen-rrenoja/ […]
Comments are closed.