Ish-deputeti i Partisë Demokratike Endri Hasa ka publikuar një video, ku shihet se OBSh rekomandon testime masive të popullatës për shkak të koronavirusit, ndërsa Edi Rama e injoron këtë thirrje.
Endri Hasa publikon videon që përball vjedhjet e Ramës me thirrjen e OBSH për testime.
OBSH: Testoni,Testoni,Testoni!
RAMA: Vidhni,Vidhni,Vidhni!
Situata agravohet çdo ditë sepse Edi Rama ka vetëm një mision të vjedhi ç’të mundet në aq kohë sa i ka mbetur!
Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu nga Marsi deri më sot nuk investuan në pajisje testimesh dhe sa herë pajisjet në ISHP kanë difekt si këto ditë, testimi pothuajse bllokohet.
Vetëm 1 nga 3 pajisjet e testimit është sot në punë dhe mbi 4000 tampone presin të analizohen!
Në Elbasan të premten ndërruan jetë 6 të sëmurë me Covid-19 nga të cilët 3 i njihja dhe vetë, por sipas Ogertës kishte vetëm 1 vdekje dhe vetëm 1 infektim të ri!
Ky është krim dhe kriminelët e kanë vendin në burg!
Tik-Tak Tik-Tak
25 Prilli po afron!