Punëtorët e shpëtimit kanë nxjerrë një burrë 70-vjeçar nga një ndërtesë e shembur në Turqinë perëndimore, rreth 34 orë pasi një tërmet i fortë goditi vendin.
Numri i viktimave nga tërmeti i ka kaluar 50, ndërsa të plagosurit janë më shumë se 900 persona.
Ahmet Citim u nxor nga rrënojat në Izmir pak pas mesnatës të së dielës dhe u dërgua në spital. Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca shkroi në Twitter se burri i tha: “Unë kurrë nuk e humba shpresën”.
Ekipet e kërkim-shpëtimit vazhduan punën në nëntë ndërtesa në Izmir edhe mëngjesin e kësaj të diele.
AFAD tha se më shumë se 5,700 personel nga agjencitë shtetërore, komunat dhe organizatat joqeveritare ishin aktivizuar për punën e shpëtimit dhe qindra të tjerë për shpërndarjen e ushqimit, ndihmën psiko-sociale dhe kontrollin e dëmeve në ndërtesa.
“Nëse janë gjallë, ne kemi shanse të mëdha për të shkuar tek ata për 72 orë”, u tha gazetarëve nënkryetari Fuat Oktay. “Dashtë Zoti, do të jetë kështu”.
Qentë, macet dhe lepujt u shpëtuan gjithashtu nga mbeturinat.