BallinaOP EDTaulant, boll ushqeve Librazhdin dhe Elbasanin me gënjeshtrat e tua djallëzore!

Taulant, boll ushqeve Librazhdin dhe Elbasanin me gënjeshtrat e tua djallëzore!

spot_img
spot_img

Nga Bujar Vreto
Kreu i PD Librazhd

Para se të flas për rrugën e Babjes dhe Polisit, dua te përgjenjeshtroj deklaratën e Taulantit se PDSH gjatë qeverisjes të saj 2005-2013 nuk ka bërë asgjë.

Taulant po të kujtoj disa se të gjtha jane shumë, duhet një natë dimiri t’i tregoj..

1-U çlirua vendi nga gjeneratorët dhe zhurma e tyre, pra u stabilizua energjia. Te gjithe e mbani mend si buçisnin shtepit dhe rruget.

2- U ndërtua tuneli Elbasanit, veper historike, dhe rruga për Tiranë.. fitojmë 1 ore kohë dhe shkurtohet distanca 20 km. Librazhdi tani është si lagje e kryeqytetit.

3- U ndërtua rruga Librazhd-Stëblevë-Peshkopi! Të kujtohet kur ti dilje me gurë se po e bëjnë për fushatë e lloj lloj trillimesh.

4- U ndërtuan rrugë të asfaltuara dhe me parametra që lidhin fshatrat me qendrat e ish Komunave, si rruga e Dorzit, e Kutërmanit, e Frarit, e Dardhës, e Xhyrës, e Bërzeshtës, e Quksit Shkumbin, e Rajcës, e Urakës, e Katjelit dhe rruga Qukës- Pllocë e papërfunduar që për fatin e keq ka mbetur pothuajse aty ku e lam .

5- Janë ndërtuar qendra shëndetësore. Rikonstruksioni spitalit, janë ndërtuar dhe rikonstruktuar shkolla. Janë suvensionuar fermerët.

6- Nuk po flas per projekte madhore, gjeostrategjike, si rruga e kombit e cila sjell integrimin e shqiptarëve mes vetes.

7- Jane rritur pagat dhe pensionet 100%.

8- U anatarësua vendi në NATO.

9- U liberalizuan vizat, ndërsa me pushtetin tënd të krimbur po ri’kthehen..

11- U pranua kërkesa si vend kandidat për të filluar negociatat por ju i sabotuat me mos miratimin e tre ligjeve dhe tani janë vendosur 15 kushte te reja.

12- U zhvilluan zgjedhje të pranuara nga të gjitha palët dhe rotacioni ndodhi paqësisht.

Këto ka bërë Partia Demokratike! Po ti me rilindjen e vdekir, çfar ke bërë në këto 8 vite. apo vetëm tallje me projekte në 3D.

Taulant, s’mund të lë pa përmendur dhe teatrin e turpshëm që bëje tek tregu me maskat. Jepi një maskë, mere mere, o baco o kaco, o naco te kam si babe, te kam si nene e të tjera idjotësi si keto. Mbulo hunden, mbulo veshtet, a vajte të shikosh rrugën në Polis e babje, por qytetarët ta treguan vendin duke të braktisur dhe të thanë të vërtetën në sy, se duhet të kishe mbajtur premimet dhe skishe nevojë për llafe të bukura sot.

Leri institucionet të bëjnë punën.

1- Sa për rrugën e Babjes dhe Polisit, që fatkeqësisht ështē një truk elektoral sepse me kaq pak para s’mund të bësh asnjërën por vetëm bën disa krehje dherash dhe rruga mbetet, sic ishte.

2- Taulant, ne tabele ketu mbrapa meje flitet per një fond
prej 203, 090, 000 me TVSH për të dyja rrugët.

Nga fondi po heqim TVSH 20% ose 40 000 milion te reja dhe fitimin e firmes 20% ose 40 000 milon por edhe ndonje lek xhepi për juve sepse ju duhen për fushatë 10% ose 20 000 milion, pra mbeten 103, 090, 000. .. a mbarohen me 1 milion $ këto dy rrugë që oropagandon ti ?

Kam disa pyetje : Për juve Taiulant, se me firmën nuk po merrem sot që mos aludoni se po i bëjmë presion, se për këtë të dytën do fillojmë nga Funarsi, në Pishkash, Qukës e do vimë ketu tek rrugët e Babjes e Polisit

1- Sa km është rruga e Babjes (gjatësia e saj)
2- Sa është gjerësia e rrugës, dhe a do bëhen veprat e artit apo do mbeten siç ishin.
3- Lagjia e Qershizës, Verrishtës dhe Malit a pershkruhen nga kjo rrugë se banorët ketu janë apo rruga mbetet rrugës sa per fushatë.
4- banorët e prekur, a do dëmshpërblehen apo premtime bosh sa të kaloni lumin.

Edhe për rrugën e Polisit po ju pyes.

1- Sa km është rruga e Polisit (gjatësia e saj) deri ku shkon ?

2- Sa është gjerësia e rrugës, dhe a do bëhen veprat e artit apo do mbeten siç ishin.

3- Banorët e dëmtuar a do dëmshperblehen si Cekant, Tanusht, Alimetat e shume te tjere.

Banorët të kuptojnë mirë Taulant se ti s’ke ndërmen të bësh rrugë por do të vjedhësh vota. Të garantoj se sdo e arrishë kurrë por do marrësh pērgjigjen e merituar nga të dy zonat qe tallesh me to.

Banorët e mrekillueshëm të Librazhdit, bashkë do ja dalim

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular