Të enjten në 29 tetor, Komiteti i Ekspertëve mori vendimin që universitetet të mos fillojnë këtë të hënë mësimin, por të zhvillojnë procesin mësimor online, të paktën për një muaj. Sot studentët u mblodhën në protestë para Ministrisë së Arsimit, për kundërshtuar këtë vendim, duke argumentuar, se kanë paguar tarifat e studimeve, apo qiratë e shtëpive.
“Stop” sjell një kamera të fshehtë, që tregon, sesi pak ditë më parë, një student pagoi para nën dorë, për një dhomë konvikti në Qytetin Studenti. Përveç se 3 muaj paradhënie për dhomën, studenti pagoi edhe 50 mijë lekë të vjetra nën dorë administratorin e konviktit. Në fund ai arriti të sigurojë dhomën 301 të godinës 14, ku do të jetonte bashkë me një tjetër të ri të punësuar.
Qytetari: Si kalove? Si të marr dhomë unë, domethënë pak a shumë, kjo është ideja? Me kë duhet të flas.., a si janë kushtet, procedura?
Roja: S’ka vende, puna e parë, që duhet me pas vend.
Qytetari: Ju jeni koordinatori? Ok! Hajde!
Administratori i konviktit: Unë jam administratori i konviktit.
Qytetari: Si procedohet tani për…?
Administratori i konviktit: Do dhomë?
Qytetari: Hë. Tani me kë duhet të flas? Ku ta gjej mundësinë? Si, qysh, tek të veproj?
Administratori i konviktit: Me mua do flasësh ti!
Qytetari: Sa janë pagesat?
Administratori i konviktit: 45 është pagesa!
Qytetari: Po!
Administratori i konviktit: Në muaj, edhe pagesa duhet bërë 3 muaj e sipër!
Qytetari: Domethënë paguan 3 muaj njëherësh?
Administratori i konviktit: 3 muaj për një herë. 3 muaj, ose më shumë, varet, sa ke qejf ti, po që më pak jo. Pagesa për 3 muaj i bie 135 mijë lekë, 135, sepse është 45 mijë lekë në muaj. Kushtet nuk e di në qoftë se ke qenë, ke qenë ndonjëherë në konvikt?
Qytetari: Jo!
Administratori i konviktit: Shiko, e di si është problemi? Dhomat teke dihet, se kush janë. Janë 5 dhoma teke. Ata nuk e bëjnë këtë, që edhe sikur të paguash ti për dy veta nuk e mban dot, se kanë si interes të fusin sa më shumë.
Qytetari: Mos çaj kokë, se rregullohemi me ty, ose më ndonjërin lart, s’është problem!
Administratori i konviktit: Është problemi, që ata duan të fusin sa më shumë studentë, nuk është e lehtë të fusim lekë prandaj edhe është problemi këtu. Se është bë pak problem me atë pjesën, që thua ti. Më kupton? Me rregulluar me ata, se ja more dhomë, po me ata pastaj është pak…
Qytetari: Pse? Ku do ta marri vesh ai, sa veta janë këtu? Sa veta janë në të gjithë shkollën në të gjithë këto?
Administratori i konviktit: Shiko! Më përpara kanë qenë dy specialistë, tani ata janë gjashtë veta. Me gjashtë veta bie në sy një dhomë, më kupton? Kurse, kur shkon çdo njeri me u regjistruar, po të shkosh lart, po u regjistrove, ke gjashtë veta aty dhe do bie në sy dhe do të lejë ajo. Më kupton? Dhe pastaj aq është ajo, po doli…
Qytetari: Jo mo, po doli…
Administratori i konviktit: Më bëjnë letrat gati dhe drejtoresha..
Qytetari: Po doli, ik!
Administratori i konviktit: Me mua e rregullon për shembull, maksimumi me një dhomë dyshe, me gjet një dhomë dyshe të jesh me një tjetër në dhomë!
Qytetari: Po edhe kjo mirë është!
Qytetari: U zgjidh!
Administratori i konviktit: Dhomë dyshe është.
Qytetari: Ok! Do më futësh aty mua tani? Më kë do flas unë?
Administratori i konviktit: Jo, domethënë, me mu do flasësh!
Qytetari: Ok!
Administratori i konvikti: Kështu mos këmbëngul fare me asnjë! Problemi është, që…
Qytetari: Shumë bukur!
Administratori i konviktit: Duhet me fol unë me ata lart! E ruajnë dot dhomën, apo jo, a mos…?
Qytetari: Thuaju, se japim ndonjë kafe, o burrë, se s’është ndonjë gjë!
Administratori i konviktit: Ja pra, për atë do ashtu…
Qytetari: Po pra më thuaj mua sa kafe? Na do të t’i jap, që tani? Sa kafe të duhet? Mjafton? (5000 lekë) Urdhëro aty edhe e zgjidhim atë muhabet e jemi në rregull!
Administratori i konviktit: Ja djali! Një sekondë, ta konfirmoj!
Qytetari: Më gjej një kopje mua të asaj (çelësit), ta marr pastaj, ose lërja rojës, a nuk e di…, të…, që sot unë të sjell ndonjë gjë aty?
Administratori i konviktit: Ok!
Qytetari: Thuaj rojës, 301-shi!
Administratori i konviktit: Edhe njëherë, si e kishe emrin ti?
Qytetari: Axxxx, Axxxxx Fxxxxxxxx!
Administratori i konviktit: Axxxxx Fxxxxxxxx! Shënoje këtu, hiq këtë dhe shtoje këtë Axxxxxx Fxxxxxxxxx!
Qytetari: Ika! Shumë faleminderit!
Administratori i konviktit: Mos e bëj llaf me njeri!
Qytetari: Ça diskuton, o burrë?!
Pasi zgjidhi problemin me administratorin e konviktit me 50 mijë Lekë, qytetari me kamerën e fshehtë shkoi sërish tek godina ku i kërkoi rojës që të futej brenda. Pasi lejohet nga roja, qytetari shkon tek dhoma e tij për t’u njohur me personat e tjerë që do ndajë dhomën, por i rezulton se një prej tyre nuk është student, por një punëtor.
Qytetari: Si kalove?
Qytetari 1: Mirë vëlla! Si je ti?
Qytetari: Ti je i dhomës këtu?
Qytetari 1: Po, unë jam i dhomës.
Qytetari: Ok! Unë jam tjetri i dhomës. Domethënë të tha njeri?
Qytetari 1: Jo! Nuk m’ ka thënë njeri!
Qytetari: Unë jam Axxxx!
Qytetari 1: Je ti tjetri i dhomës?
Qytetari: Ehë!
Qytetari 1: Eh! Mirë vëlla!
Qytetari: Thjesht për tu…
Qytetari 1: Po!
Qytetari: Erdha njëherë kështu, për t’u njohur. Ti për ça studion?
Qytetari 1: Jo, re, unë për punë jam, unë ça..?
Qytetari: Hë, je për punë?
Qytetari 1: Po, për punë!
Qytetari: Ja, re, fiks është. Ika noçe!
Qytetari 1: Hajde vlla!
Qytetari: Rrofsh! Ciao!?/tvklan