Një oligark rus, i njohur edhe si ‘mbreti i salçiçeve’, u qëllua me një hark dhe u torturua teksa ishte në sauna me të dashurën.
Sipas Daily Mail, Vladimir Marugov, 54 vjeç, u vra në vilën e familjes, 35 km larg Moskës. Ai ishte me të dashurën, Sabina Gaziyeva, 36 vjeç.
Çifti u lidh nga agresorët, që kërkuan paratë, përpara se Sabina të arratisej nga dritarja dhe të lajmëronte policinë.
Oligarku u torturua për një orë. Kur policia mbërriti në vendin e ngjarjes, ai kishte humbur jetën nga humbja e gjakut, ndërsa kishte plagë në shpinë dhe shpatulla.
Dy persona janë arrestuar. Në makinën e arratisjes së tyre u gjet edhe harku me të cilin u qëllua pasaniku.
Marugov ishte përfshirë në një konflikt me ish-bashkëshorten e tij, poeten Tatyana Marugova.
Ka pasur raportime se ai ishte përfshirë në borxh dhe vështirësi financiare. Hetuesit dyshojnë se agresorët i kanë kërkuar se ku i kishte fshehur paratë.
Vitin e shkuar ai humbi në një aksident djalin e tij 25-vjeçar, Alexander. Ai u përplas me motoçikletë.