Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me shpërthimi ne tritolit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në një banesë në lagjen nr.14.
Banesa ishte në pronësi të Skënder Hoxhës, kushëri i Nuredin Dumanit
Burime nga policia kanë bërë të ditur se në dëshminë e tij, Skënder Hoxha është shprehur se nuk ka probleme me njeri.
‘Nuk kam asnjë problem me njeri. Kam parë punët e mia. Nuk e di cilët kanë qenë’, mësohet të ketë thënë Hoxha.
Ndërkohë, mësohet se janë marrë pamjet e kamerave dhe po analizohen nga policia. Burime shprehen se sasia ka qenë e vogël dhe lënda plasëse do ketë qenë artizanale.
Ngjarja dyshohet se nuk ka pasur synime për të shkaktuar dëme, por vetëm për të paralajmëruar personat e duhur.