Pas Belinda Ballukut, një tjetër ministër është infektuar me koronavirus.
Mësohet se ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka rezultuar pozitiv me koronavirus, ndërsa lajmin e ka konfirmuar vetë përmes një statusi në rrjetet sociale.
Klosi thotë se ka nisur trajtimin dhe karantinimin sipas protokolleve. Ai i bën thirrje të gjithë qytetarëve të zbatojnë masat e rekomanduara nga ekspertët e shëndetësisë.
“Të nderuar miq. Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv. Me nisjen e trajtimit dhe karantinimit sipas protokolleve, gjej rastin të ritheksoj rëndësinë e respektimit të të gjitha masave të rekomanduara nga ekspertët e shëndetësisë, për parandalimin e përhapjes. Ju uroj të gjithëve shëndet”, shkruan Klosi.