“The Guardian” ka ndjekur sondazhet e fundit në tetë shtetet, që mund të jenë vendimtare për zgjedhjet presidenciale të 2020, në SHBA.
Deri në këto momente Joe Biden po kryeson kandidatin e tij Donald Trump në sondazhet kombëtare për zgjedhjet presidenciale.
Por sipas prestigjozes, kjo nuk garanton fitoren e kandidatit demokrat, referuar edhe zgjedhjeve që janë bërë vitet e shkuara.
Zgjedhjet e 2016
Hillary Clinton gjithashtu referuar sondazheve në 2016 dilte fitimtare ndaj Trump për pothuajse të gjithë fushatën, por përfundoi duke humbur në kolegjin elektoral.
Ekipi i sondazheve të “The Guardian” merr një mesatare prej 14 ditësh të sondazheve në tetë shtete të ndryshme, në mënyrë që të gjurmojë se si po zhvillohet gara në zonat që mund të vendosin përfundimisht zgjedhjet.
Kështu në sondazhet e sotme gjashtë nga tetë shtetet në të cilat u përqendrua “The Guardian” ishin ato që iu kthyen kundër Trumpit në 2016, pasi mbështetën Barack Obamën në 2012. Ndërsa dy shtetet që u shtuan për të plotësuar tetëshen ishin Arizona dhe Carolina e Veriut.