Miliona amerikanë i janë drejtuar sot qendrave të votimit teksa e gjithë bota bën pyetjen se cili do të drejtojë Shtëpinë e Bardhë për 4 vitet e ardhshme, Donald Trump apo Joe Biden.
Në një intervistë të dhënë gazetarit Drini Zeqo për emisionin ‘Opinion’, Robert Cahaly, shefi i sondazheve Trafalgar Group, thotë se gara do të jetë e ngushtë por në fund, Trump do të rizgjidhet.
Sipas sondazheve të kompanisë së tij, Trump do të fitojë në 4 nga 7 shtetet e lëkundura. Konkretisht në Florida, Karolinën e Veriut, Arizona dhe Miçigan.
Cahaly thotë se pandemia nuk do të ketë efekt në përcaktimin e fituesit pasi sipas tij qëndrimi i Trump kundër karantinës shkon përkrah atij të shumicës së amerikanëve.