Gara mes Presidentit Trump dhe rivalit Biden vazhdon të jetë e ngushtë dhe është ende e paqartë se kush do të jetë fitues. Në disa shtete kyçe mund të duhet disa ditë për të numëruar të gjitha votat, por menaxheri i fushatës Trump ka njoftuar sot se do kërkoi rinumërim në Wisconsin.
“Pavarësisht sondazheve publike qesharake të përdorura si një taktikë e shtypjes së votuesve, Wisconsin ka qenë një garë e rrallë siç e dinim gjithmonë se do të ishte,” thotë Bill Stepien, menaxheri i fushatës Trump 2020 në një deklaratë.
“Ka pasur raporte të parregullsive në disa qarqe të Wisconsin të cilat ngrenë dyshime serioze në lidhje me vlefshmërinë e rezultateve. Presidenti është brenda pragut për të kërkuar një rinumërim dhe ne menjëherë do ta bëjmë këtë.”/ FoxNews/