Një video ku shihet Lionel Messi duke ecur në fushë gjatë ndeshjes përballë Dynamo Kiev në Ligën e Kampionëve është bërë virale.
Barcelona fitoi me rezultat të ngushtë 2-1 ndaj Dynamo Kievit dhe golat për klubin katalanas u shënuan nga Lionel Messi dhe Gerard Pique, ndërsa për ukrainasit shënoi Viktor Tsygankov.
Megjithatë, ylli argjentinas i Barcelonës si duket nuk ishte i interesuar të luante dhe nuk kishte motivim ndaj Dynamo-s.
Disa video që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë Messi-n që as nuk përpiqet t’i kapë topin lojtarëve kundërshtarë.