BallinaAktualitetKundërshtohej nga kisha prej 40 vitesh, Greqia ndërton xhaminë e parë në...

Kundërshtohej nga kisha prej 40 vitesh, Greqia ndërton xhaminë e parë në Athinë

spot_img

Xhamia e parë, në kryeqytetin grek, Athinë, është hapur pas 14 vitesh këmbëngulje nga komuniteti mysliman në vend, dhe vonesash burokratike nga shteti, njoftuan mediat lokale në Greqi.

Lutjet përuruese të xhamisë u mbajtën nën masat e distancës fizike për shkak të rritjes së numrit të rasteve Covid-19 në Greqi, si në pjesën më të madhe të Evropës. Vetëm një numër i vogël njerëzish ishin në gjendje të merrnin pjesë.

Imami i parë i xhamisë është Zaki Mohammed, 49 vjeç, një qytetar grek me origjinë marokene. Hapja e xhamisë, “dërgon një mesazh të qartë të demokracisë, lirisë fetare dhe respektit”, u shpreh Sekretari Qeveritar për Çështjet Fetare, Giorgos Kalantzis.

Kundërshtimi nga Kisha Ortodokse Greke kishte vonuar hapjen e xhamisë që nga viti 1979. U deshën vite edhe pasi qeveria aprovoi në 2006 të ndërtonte një xhami me një buxhet prej 1.04 milionë dollarë. Megjithatë, procesi vazhdoi të mbahej pezull nga pengesa burokratike, protesta nga grupe të ekstremit të djathtë dhe sfidat ligjore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular