Sa para do të shpenzoni të “Premten e Zezë”? Çfarë do të blini? Këto dy ditë, 940 milionë kinezë kanë rastin të blejnë mallra europiane me çmim të ulët.
Posteri zyrtar i të premtes
Gazetarët e njohur të CMG-së si dhe shitësit më të njohur në internet në Kinë do të zhvillojnë transmetimin e drejtëpërdrejt për një orë në aplikacionin e shitjes dhe do të paraqesin produkte italiane, ruse, franceze, spanjolle dhe gjermane. Fillimi i nëntorit është koha e uljeve sezonale në Kinë, njëkohësisht në këtë periudhë po mbahet edhe Ekspozita e 3-të Ndërkombëtare e Importit e Kinës në Shangai. Dëshira e njerëzve për të bërë blerje është e lartë. Sa mallra do të blihen nga përdoruesit kinezë të internetit gjatë këtyre dy ditëve?
Posteri zyrtar i të shtunë
Si media me forcën më të madhe të ndikimit në Kinë, CMG-ja filloi transmentimin e drejtëpërdrejt të shitjeve në internet për të ndihmuar mëkëmbjen ekonomike pas epidemisë. (Çang Çuo/Albana)