BallinaKryesore“Dekriminalizimi po pengohet për 2 kryebashkiakët”, PD letër kryeprokurorit: Jemi të zhgënjyer....

“Dekriminalizimi po pengohet për 2 kryebashkiakët”, PD letër kryeprokurorit: Jemi të zhgënjyer. Bardhi: Ja 3 kërkesat…

spot_img
spot_img

“Dekriminalizimi po pengohet”, PD letër kryeprokurorit: lJemi të zhgënjyer. Gazment Bardhi: Po bllokon prej 1 viti verifikimin e 2 kryebashkiakëve me të kaluar kriminale. Ja 3 kërkesat për prokurorinë.

Një vit më parë, PD i kërkoi prokurorisë të verifikojë të dhënat për të kaluarën kriminale të kryebashkiakëve të Vaut të Dejës dhe të Mallakastrës, përkatesisht Mark Babani dhe Qerim Ismailaj. Pas një viti, nga prokuroria nuk ka akoma asnjë përgjigje. Afati 3 mujor për përgjigjen është zgjatur me kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela, i cili konsiderohet nga PD si përgjegjës për zvarritjen dhe pengimin e Ligjit të Dekriminalizimit.

“Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm ka refuzuar në vijimësi të bëjë transparencë dhe të përcjellë informacion zyrtar mbi fazën në të cilën ndodhet procesi i verifikimit dhe arsyet e vonesës së miratimit të rezultateve të verifikimit. Për fat të keq, konstatojmë se me ardhjen tuaj në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, procesi i verifikimit të figurës së zyrtarëve publikë është frenuar dhe ju jo vetëm keni deformuar/ndryshuar mënyrën e zbatimit të ligjit (siç ishte rasti i shtetasit Agron Malaj), por po pengoni tërësisht zbatimin e ligjit të dekriminalizimit. Ky është një zhgënjim i madh për qytetarët dhe secilin prej nesh, që priste korrektësi në përmbushjen e detyrës kushtetuese nga Prokurori i Përgjithshëm, i zgjedhur pas hyrjes në fuqi të Reformës në Drejtësi. ”- thuhet në letrën që Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi i ka dërguar sot kryeprokurorit për këtë çështje. Në letër renditen tre kërkesa që kanë të bëjnë me dhënien e informacionit për ecurinë e verifikimit, arsyet e vonesës 1 vjeçare dhe përfundimin e verifikimit sipas frymës së ligjit të dekriminalizimit. Ky ligj ka për qëllim të largojë personat me të kaluar kriminale, duke i penguar që të marrin vendime për qytetarët apo të ndikojnë në zgjedhje.

LETRA E PLOTË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE , GAZMENT BARDHI PËR PROKURORIN E PËRGJITHSHËM

Z. Prokuror i Përgjithshëm,

Në përputhje me ligjin nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, Partia Demokratike e Shqipërisë ka përcjellë kërkesë për verifikimin e figurës:
• Më datë 10.10.2019 për shtetasin Mark Babani, kandidat për Kryetar i Bashkisë Vau i Dejës;
• Më datë 08.01.2020 për shtetasin Qerim Ismailaj, kandidat për Kryetar i Bashkisë Mallakastër.

Në përputhje me ligjin nr. 138/2015, kërkesa, drejtuar Prokurorisë, është shoqëruar edhe me firmën e 500 qytetarëve.

Sipas vendimit nr. 17/2016 të Kuvendit të Shqipërisë, verifikimi përmbyllet brenda një afati 3-mujor nga momenti i ardhjes së kërkesës për verifikim, me përjashtim të rasteve kur Prokurori i Përgjithshëm vendos zgjatjen e këtij afati, kur është e nevojshme që të pritet përgjigje ndaj kërkesave për verifikime të hollësishme pranë organeve të juridiksioneve të huaja, kur ka informacione dhe është e nevojshme që verifikimi të kryhet edhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Edhe pse kemi kërkuar disa herë, zyrtarisht, informacion mbi ecurinë e procesit të verifikimit dhe, pavarësisht se është bërë rreth një vit nga paraqitja e kërkesës, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm ka refuzuar në vijimësi të bëjë transparencë dhe të përcjellë informacion zyrtar mbi fazën në të cilën ndodhet procesi i verifikimit dhe arsyet e vonesës së miratimit të rezultateve të verifikimit.

Për fat të keq, konstatojmë se me ardhjen tuaj në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, procesi i verifikimit të figurës së zyrtarëve publik është frenuar dhe ju jo vetëm keni deformuar/ndryshuar mënyrën e zbatimit të ligjit (siç ishte rasti i shtetasit Agron Malaj), por po pengoni tërësisht zbatimin e ligjit të dekriminalizimit. Ky është një zhgënjim i madh për qytetarët dhe secilin prej nesh, që priste korrektësi në përmbushjen e detyrës kushtetuese nga Prokurori i Përgjithshëm, i

Përsa më lart, nisur nga interesi i lartë publik që paraqet kjo çështje, në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe qytetarëve që kanë nënshkruar kërkesën për verifikim,

KËRKOJMË NGA PROKURORIA E PËRGJITHSHME:

1. Informacion të detajuar për të gjitha veprimet administrative që janë kryer deri në këtë moment për shqyrtimin e kërkesës për verifikimin e figurës së shtetasve Mark Babani dhe Qerim Ismailaj.
2. Informacion mbi fazën në të cilën ndodhet procesi i verifikimit dhe arsyet e vonesës 1 vjeçare.
3. Përmbylljen e procesit të verifikimit dhe një reagim institucional të shpejtë nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme, me synim që të arrihet qëllimi kryesor që ka ligji i dekriminalizimit, të largojë personat me të kaluar kriminale, duke i penguar që të marrin vendime për qytetarët apo të ndikojnë në zgjedhje.

Duke ju uruar punë të mbarë,

Sekretari i Përgjithshëm
Gazment BARDHI

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular