BallinaKryesoreKarantina në Kosovë, çfarë ndalohet deri të hënën në mëngjes

Karantina në Kosovë, çfarë ndalohet deri të hënën në mëngjes

spot_img

Qeveria e Kosovës ka miratuar dje masa të reja anticovid ku ndalohet veprimtaria e disa bizneseve deri të hënën në orën 5 të mëngjesit. Sipas këtij vendimi, puna gjatë kësaj fundjave u lejohet vetëm: furrave të bukës, barnatoreve, marketeve të vogla, pompave të derivateve.

Masat e përgjithshme zyrtare, sipas vendimit të Kryeministrit Avdullah Hoti, janë si në vijim:

1. Ndalohet veprimtaria e te gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermerketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomise (restoranet, kafiterite dhe të ngashme) në tërë territorin e Republikës së Kosovës prej orës 20:00 dt. 06/11/2020 (e Premte ) deri më dt. 09/11/2020 9 (e Hene) në orën 05:00, përveç:

1.1 furrave të bukës, barnatoreve, marketeve të vogla, pompave të derivateve.

1.2 institucionet shëndetësore publike dhe private për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale;

1.3 për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhimin e COVID 19 të (menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal nga këta sektorë – shëndetësi, siguri dhe administratë shtetërore);

1.4 operatorët ekonomik dhe transporti i lirë i mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e zingjirit të furnizimit.

2. Pezullohen paragrafet 7,8,11,12,13,14,20 e vendimit të qeverisë 01/39 të datës 01.11.2020 deri në kohën e përcaktuar sipas dispozitivit 1 të këtij vendimi.

3. Obligohet Policia e Kosovës të bëjë kontroll rigoroz në zbatim të masave, vendimeve dhe ligjit Nr.07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës;

4. Për të gjithë shkelësit e këtyre masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore konform Ligjit nr. 07/l-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës;

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular