BallinaEkonomiErdogan zëvendëson guvernatorin e Bankës Qendrore – Vendimi, pasi lira ka regjistruar...

Erdogan zëvendëson guvernatorin e Bankës Qendrore – Vendimi, pasi lira ka regjistruar nivelin më të ulët historik

spot_img

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan ka shkarkuar guvernatorin e Bankës Qendrore duke e zëvendësuar atë me ish-ministrin e Financave, Naci Agbal, pasi monedha vendase lira, ka regjistruar nivelin më të ulët historik duke humbur 30% të vlerës që nga fillimi i vitit.

Vendimi për të zëvendësuar Murat Uysal u krye nëpërmjet një dekreti presidencial, por janë të paqarta arsyet e këtij vendimi. Lira e mbylli ditën e premte në nivelin 8.5445 kundrejt dollarit amerikan, pasi preku rekordin më të ulët në 8.58, ndonëse dollari ka qëndruar në nivele të ulta për shkak të procesit të votimeve në Shtetet e Bashkuara.

Uysal e mori postin në krye të Bankës Qendrore në korrik 2019, pasi zëvendësoi Murat Cetinkaya, i cili u shkarkua nga Erdogan pasi nuk uli normat e interesit për të nxitur ekonominë.

Naci Agbal ka qenë ministër i Financave nga viti 2015 deri në 2018, kur drejtonte departamentin presidencial për strategjinë e buxhetit.

Në takimin e fundit të Komitetit të Politikës Monetare të mbajtur më 22 tetor, Banka Qendrore vlerësoi një rritje të madhe të normës së interesit, por për momentin e mbajti të pandryshuar në 10.25% duke shkaktuar humbje të konsiderueshme në monedhën vendase.

Banka, e cila gjithashtu befasoi tregjet një muaj më parë kur rriti normat, tha se do të vazhdonte me masat e likuiditetit për të forcuar ofertën e parasë.

Vetëm pak ditë më parë, ministri i Financave, Berat Albayrak kishte përjashtuar ndërhyrjen për të mbështetur lira, duke përsëritur shqetësimet e qeverisë se rritja e normave të interesit mund të dëmtojë ekonominë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular