Ish-deputeti, Gent Strazimiri, duke postuar edhe njëherë pamjet e naftëtarëve grevistë të Ballshit dhe gënjeshtrave të vazhdueshme të Ramës ndaj tyre, shkruan se rrugaçërisht Rilindja bëri në 8 vjet ekzaktësisht të kundërtën e saj që premtuan.
‘Po bëhen 8 vjet që grabisin me pafytyrësi ekonominë e vendit, që nga gjilpërat e jodi në ambulanca e spitale, shkumsat e lapsat nëpër auditore e shkolla e deri tek nafta e gazi!
Në 8 vjet, rrugaçërisht, bënë ekzaktësisht të kundërtën e asaj që premtuan, në çdo premtim.
Në 8 vjet, fyen e grabitën deri tek buka e fëmijëve këdo, madje veçanërisht ata që u qëndruan besnikë e s’i lëshuan kurrë…
Ka ardhur dita t’u tregojmë vendin njëherë e mirë, duke nisur pikërisht nga ata që u qëndruan besnikë e s’i lëshuan kurrë…
Ua kanë borxh vetes së tyre, fëmijëve dhe vendit!’