Një incident është shënuar në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës pas përfundimit të ndeshjes Kukësi-Partizani. Policia e Shkodrës ka shoqëruar 5 persona, mes tyre dhe menaxherin e klubit të të kuqve Amarildo Dajlanin. Përplasja ka nisur për shkak se dy tifozë të Partizanit nuk kanë patur maska për t’u ruajtu nga COVID-19.
Policia i ka gjobitur, por ku veprim nuk është pritur mirë prej personave në fjalë, të cilët kanë debatuar me uniformat blu. Debati degjeneroi në përplasje fizike, ku policia i merr me forcë.
Menaxheri i Partizanit ka ndërhyrë për të qetësuar situatën, por policia e ka shoqëruar dhe atë.
PANORAMASPORT.AL