Kreu i ushtrisë britanike, Gjenerali Sir Nick Carter, ka paralajmëruar Luftën e Tretë Botërore, pasi sipas tij pakënaqësitë nga pandemia janë shumë të mëdha.
Në një intervistë ekskluzive për Sky News, Carter u shpreh se rritja e konflikteve midis vendeve dhe kaosi i koronavirusit mund të përfundonte në një tragjedi akoma dhe më të madhe. Fatmirësisht, vendet kanë mësuar nga gabimet e tyre të mëparshme shton gjenerali.
Gjithashtu, kreu i ushtrisë britanike tha se “nuk është detyra e policisë dhe ushtrisë që t’i detyrojë njerëzit të qëndrojnë në shtëpi, por ata duhen të sensibilzohen vetë. Pandemia e bëri botën një vend shumë të pasigurtë dhe njerëzit ishin të gjithë në ankth mbyll ai.
Sipas Bankës Botërore, ekonomia pati një ulje ekonomike prej 7% për shkak të koronavirusit.
Kujtojmë se totali i rasteve pozitive me COVID-19 në botë ka kapur shifrën e 50 milionë infektimeve, nga të cilët kanë humbur jetën 1.25 milion persona.