Sipas njoftimit të dhënë nga drejtoria në këtë shkollë është prekur nga covid një pjesë e mirë e mësueseve të shkollës, ndërsa shumë nxënës vijnë nga familje të prekura nga COVID-19. Mësimi do të zhvillohet online sipas orarit 8:00 – 13:30.
“Në shkollën tonë disa mësuese kanë rezultuar pozitiv me Covid 19 dhe një pjesë tjetër janë në pritje të përgjigjes pasi kanë bërë tamponin.
Ne klasa, një numër i konsiderueshëm nxënësish vijnë nga familje ku kanë familjare pozitiv me Covid 19.
Ditën e hëne ambientet e shkollës do të dezinfektohen.
Për këto arsye nga ana ime si drejtues i shkollës u kërkua zhvillimi i mësimit në distance (online) duke filluar nga dita e hëne deri në një njoftim te dyte” thuhet në njoftimin e shpërndarë nxënësve të shkollës.
Situata në Gjirokastër është rënduar ditët e fundit duke shënuar shifrën rekord të 30 të prekurve, ndërsa një pjesë e mirë e rasteve janë të paidentifikuara.