Sydney Cole është dënuar me 10 vite burg pasi dyshohet se i ka prerë fytin shoqes së saj të ngushtë.
20-vjeçarja me profesion ushtrake sulmoi me mjete të prehta mikeshen e saj, Sara Ann Garrity, e cila aktualisht ndodhet në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Dyshja kishte shkuar për pushime në Mafaluf, një resort në ishullin Majorca në Spanjë.
Ata kishim marrë një dhomë të përshtatshme për tre persona, pasi me to ishte dhe një shoqe tjetër, e quajtur Deborah Ferguson.
Në raportin e policisë thuhet se 20-vjeçarja Cole ishte përpjekur të ndalonte një grindje mes dy vajzave të tjera, por më pas situata kishte dalë jashtë kontrollit dhe ajo e goditi Garrity me një shishe të thyer.
Incidenti ndodhi pasi ato kishin pirë për 14 orë pije alkoolike.