Durim Bami ka dëshmuar për herë të parë pas antentatit ndaj tij në Tapizë të Fushë-Krujës ku mbeti i plagosur kushëri Ervin Kodra.
Mësohet se Bami është paraqitur sot në Policinë e Krujës dhe ka deklaruar se s’ka konflikte me njeri si dhe nuk i dalloi dot atentatorët.
Pasditen e 4 nëntorit Durim Bami ishte duke drejtuar një automjet teksa pasagjer kishte Ervin Kodrën. Një automjet ka ardhur paralel dhe i ka qëlluar, por Bami duke kuptuar situatën ka devijuar dhe ka shpëtuar pa lëndime, kurse Kodra u plagos.
Autorët më pas janë larguar dhe dyshohet se dogjën automjetin në Vallias. Durim Bami është një personazh i njohur si ”I forti i Niklës” për shkak se dyshohet si vrasës serial me pagesë teksa ka vuajtur është arrestuar më parë dhe ka vuajtur dënime për pengmarrje, drogë, armëmbajtje etj.