Mjeku i njohur, Gastro-Hepatolog, Ilirjan Draçi është shtruar në spital për të marrë kura më të specializuara pas prekjes nga koronavirusi.
Mjeku Draçi ka publikuar një foto në faqen e tij të Facebook nga spitali dhe bën thirrje për të treguar kujdes pasi një gabim i vogël mund t’ju marr jetën.
Draçi është njëherësh dhe drejtues i Qendrës Shëndetësore nr.1 në Tiranë. Në foton e publikuar në rrjetet sociale ai shfaqet me maskën e oksigjenit, por në gjendje të stabilizuar.
“Vazhdon beteja tepër e vështirë me virusin. Të gjithë kolegë, infsanitare, miq dhe shokë, po bëjnë gjithçka për të më shpëtuar jetën. Mbani maska, ruani distancën, lani duart. Një gabim i vogël, ju kushton jetën. Beteja vazhdon…”, shkruan mjeku.