Një 30-vjeçare në Kamzë është arrestuar nga policia pasi pas një konflikti të ndodhur në banesë ka dhunuar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të bashkëshortit.
Këta të fundit janë pajisur menjëherë me urdhër mbrojtje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasen B.P., 30 vjeçe, pasi në rrugën “Ajet Xhindoli” Kodër Kamëz, në ambientet e banesës pas një konflikti për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të bashkëshortit. Atyre iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm”, njofton policia.