BallinaKryesoreAkuzat për Thaçin, Krasniqin e Veselin/Arben Çejku: Shumë gjëra janë sajuar për...

Akuzat për Thaçin, Krasniqin e Veselin/Arben Çejku: Shumë gjëra janë sajuar për inate personale, është koha t’i vëmë gishtin kokës si komb!

Ngritja e akuzave për ish-figurat e larta të Shtetit të Kosovës nga Gjykata e Specializuar e Kosovës në Hagë, për diplomatin Arben Çejku është një ngjarje nga e cila shqiptarët duhet të mësojnë shumë e t’i vënë gishtin kokës.


I ftuar në studion e emisionit “Real Story” në News 24, ai foli për persona, që për të dëmtuar politikisht dikë tjetër, edhe kanë sajuar ngjarje, e të gjitha këto janë përpiluar tashmë në një dosje. Çejku tha se aty nuk akuzohen thjesht disa figura të luftës, apo Kosovës, por gjithë shteti.

“Nga këto akuza duhet të nxirren mësime qoftë juridike dhe politike, por edhe në arenën ndërkombëtare. Sot shteti i Kosovës është në Hagë, është ballafaqim vlerash në radhë të parë. Ne si komb duhet t’i vëmë gishtin kokës. Të heqim dorë nga akuzat dhe kundërakuzat.

Shumë persona kanë dhënë gjykime nisur edhe nga inatet personale, falë edhe këtyre inateve janë përpiluar ato akuza”,- tha Çejku.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular