BallinaRajoniPas Krasniqit dhe Thaçit, sot rradha e Veselit për të dalë para...

Pas Krasniqit dhe Thaçit, sot rradha e Veselit për të dalë para gjykatës në Hagë

Pas ish kryeparlamentarit dhe ish-presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi sot i vjen rradha ish shefit të SHIK në UÇK dhe ish kreut të PDK, Kadri Veseli të dalë para Gjykatës Speciale në Hagë ku do ti komunikohet zyrtarisht edhe akt-akuza.

Veseli do të dalë para gjykatës sot në orën 15:00, ndërsa seanca, ashtu si dje, do të jetë publike.

“Gjatë paraqitjes së parë, gjykatësi i procedurës paraprake siguron që të respektohen të drejtat e të akuzuarit, ndër të cilat e drejta për përfaqësim ligjor dhe që i akuzuari të kuptojë akuzat kundër tij”, thuhet në komunikatën për media.

Pas Kadri Veselit ai që pritet që të dalë para trupës gjykuese të Speciales është shefi i grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi.

Politikanët e lartë dhe ish krerët e UÇK akuzohen për përndjekje, krim kundër njerëzimit, burgosje, krim kundër njerëzimit, arrestim dhe ndalim të paligjshëm, trajtim mizor, zhdukje me forcë e personave, etj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular