BallinaPolitikeGazetari i Brukselit i përgjigjet Ramës: Opozitën nuk e zgjedh ti

Gazetari i Brukselit i përgjigjet Ramës: Opozitën nuk e zgjedh ti

spot_img
spot_img

Kryeministri Edi Rama e nisi mëngjesin sërish i shfazuar. Në një mesazh me germa kapitale, ai shkruan se opozita nuk i duhet as dreqit.

Me një stil koreano-verior, ai tha se opozita duhet bashkuar me shumicën.

“NJË OPOZITË QË AS NË NJË SËMUNDJE QË BIE NJË HERË NË SHEKULL NUK GJEN DOT FORCË TË BËHET BASHKË ME SHUMICËN NUK I DUHET AS DREQIT E JO MË POPULLIT SHQIPTAR!” shkruan Rama.

Por komentuesit e shumtë e kanë sulmuar për këtë qëndrim.

Bie në sy reagimi i gazetarit shqiptar në Bruksel, Ernest Bunguri. Sipas tij, opozitën nuk e zgjedh qeveria.

“Opozitat të bien, nuk i zgjedh dot shumica! Me ato, ashtu siç janë, duhet punuar e gjetur rruga për të tjera gjëra, në mos për sëmundje a gjëma. I duhen s’i duhen, është ai popull që vendos kë voton,” shkruan ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular