BallinaAktualitetJa sa mësues me Covid-19 ndodhen të shtruar në spital. 7 kanë...

Ja sa mësues me Covid-19 ndodhen të shtruar në spital. 7 kanë humbur jetën (Emrat)

spot_img
spot_img

Gjashtë mësues ndodhen aktualisht në spital duke u trajtuar për koronavirusin. Kështu është shprehur ministrja e Arsimit, gjatë një interviste me gazetaren Jonida Shehu, në Radari Informativ në ABC.

Po ashtu, Kushi u shpreh se ashtu siç çdo ditë ka mësues të infektuar, ka edhe të shëruar.

“Ne çdo ditë kemi mësues të infektuar por kemi dhe të shëruar. Disa janë me simptoma të lehta, disa janë të vetkarantinuar. Situata është dinamike dhe nuk kemi një shifër të saktë. Ne menjëherë bëjmë zëvendësimin e tyre. Për momentin, 6 mësues të shtruar në spital për shkak të infektimit me Covid,”  tha ndër të tjera ministrja.

Ndërsa, deri më tani, mësuesit që e kanë humbur betejën me koronavirusin, janë shtatë.

27 korrik- Gazion Rusi 39 vjeç, mësuesi i Medresesë, Shkodër

17 shtator- Nardi Xhemollari, 47 vjeç, mësues në Pogradec

28 tetor- Irena Bajlozi, 61 vjeç, mësuese në Përrenjas

10- nëntor- Gramoz Abedinaj, 60 vjeç, mësues në Roskovec

11 nëntor -Fatmir Sula, shkolla “Bishqem” në Peqin

11 nëntor- një mësuese në Elbasan, e shtruar prej 2 javësh tek Sanatoriumi

12 nëntor- Xhevit Dermyshi, 66 vjeç, mësues matematike në Gramsh

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular