BallinaKronikeFOTOT/Zbulohen dokumentet që përdorte Elvira Lani për të mashtruar shitësit, si e...

FOTOT/Zbulohen dokumentet që përdorte Elvira Lani për të mashtruar shitësit, si e mobiloi shtëpinë

spot_img
spot_img

Detaje të reja kanë dalë për Elvira Lanin, e cila mashtronte shitësit duke u  prezantuar para tyre, herë si punonjëse policie e herë si bashkëshortja e një zyrtari të lartë në Policinë e Shtetit. Ajo përdorte dokumentet që shihni në fotot e mëposhtme për t’i mashtruar.

Nëpërmjet këtyre mashtrimeve, gruaja 42 vjeçare ka mobiluar pjesërisht banesën, si dhe ka përfituar sende e bizhuteri në vlera të mëdha parash. Dy ditë më parë, Lani u arrestua nga efektivë të sektorit të krimit ekonomik e financiar në kuadër të operacionit të koduar “Premtimi”, ku iu sekuestrua edhe një radio si të policisë.

Madje në disa raste, gruaja 42 vjeçare përdorte si pretekst “jam banore në këtë lagje”, duke u treguar një banesë ku në të vërtetë nuk jetonte aty.

Si rezultat, shitësit në momentin që kanë parë dokumentet e kanë besuar Lanin duke i dhënë dhe sendet që ajo ka kërkuar. Ajo u thoshte se do e kryente pagesën më vonë.

Burime të policisë sqaruan se pas arrestimit të Lanit denoncimet për të janë shtruar, duke e çuar numrin në 8. Në cilësisë e provës materiale, asaj iu sekuestruan disa dokumente të ndryshme diplomatike, për të cilët po verifikohen nëse janë ose jo të falsifikuara. Elvira Lani është drejtoreshë e përgjithshme koordinimi tek agjencia investigative “Stop Krimi”. Të shtunën ajo pritet të dalë në Gjykatën e Tiranës, për t’u njohur me masën e sigurisë.

Më poshtë, DOKUMENTET që përdorte Elvira Lani për të mashtruar shitësit

FOTO/ Zbulohen dokumentet që përdorte Elvira Lani për tëFOTO/ Zbulohen dokumentet që përdorte Elvira Lani për të

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular